Dita Botërore e Hepatitit, apel për kujdes në dietën ushqimore

Aktualitet

hepatitis-B-415x260Çdo vit në 28 Korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) organizon Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton.

Këtë vit, OBSH-ja dhe partnerët do të nxisin politikëbërësit, stafin shëndetësor dhe publikun që të veprojnë menjëherë për të parandaluar infeksionin dhe vdekjen nga hepatiti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hepatiti viral (një grup i sëmundjeve infektive të mëlçisë të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E) prek qindra miliona njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë, si dhe vret rreth 1.5 milionë njerëz çdo vit (kryesisht hepatiti B dhe C). Këto infeksione mund të parandalohen, por shumica e njerëzve nuk e dinë sesi.

Në maj 2014, Asambleja Botërore e Shëndetit miratoi një rezolutë për të promovuar veprime ndërkombëtare për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar hepatitin viral. Në Ditën Botërore të Hepatitit, në mbarë botën do të zhvillohen aktivitete duke u fokusuar në parandalimin e hepatitit B dhe C.

Data 28 korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit në nder të ditëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B.

Mesazhet kryesore të Ditës Botërore të Hepatitit 2015

Parandalo hepatitin – njih rreziqet

Gjaku i pasigurt, injeksionet e pasigurta dhe shkëmbimi i pajisjeve të drogës me injeksion mund të çojnë në hepatitit.

Parandalo hepatitin – kërko injeksione të sigurta

2 milionë njerëz në vit marrin hepatit nga injeksionet e pasigurta. Përdorimi i shiringave sterile me një përdorim mund të parandalojë këto infeksione.

Parandalo hepatitin – vaksino fëmijët

Rreth 780 000 persona vdesin çdo vit nga hepatiti B. Një vaksinë e sigurt dhe efektive mund të mbrojë nga infeksioni i hepatitit B për gjithë jetën.

Parandalo hepatitin-testohu, kërko trajtim

Ekzistojnë medikamente efektive për trajtimin e hepatitit B dhe kurimin e hepatitit C.

“Një nga sëmundjet më të neglizhuara në Rajonin Evropian, të cilën duhet ta adresojmë si pjesë të Objektivit 6 të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, është Hepatiti viral B dhe C”, thotë Zsuzsanna Jakab, Drejtore për rajonin Evropian e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

ME TE LEXUARAT