Berisha: Shullazi rrëmbeu e mbajti peng Dakon për një pronë

Aktualitet

beriIsh-Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në Parlament deklaroi se shtetasi Emiljano Shullazi ka marrë peng para një jave kryebashkiakun Vangjush Dako. “Rrëmbeu kryebashkiakun e Durrësit dhe me qytën e revoles i kërkoi tokën atje ku donte, në këmbim të votave që i garantoi në zgjedhje. Pse e fshihni ju që nuk jeni si ata. Si e fshihni ju pengmarrjen që i bëri Shullazi kryetarit të Bashkisë, njeriut më të afërt të Edi Ramës?”, shtroi pyetjen Berisha.

Sipas tij, në Shqipëri po sundon banditi. “Banditi nga rruga vendoset në fron, ose banditi diktorn çdo gjë atij që sundon, atij që drejton. E vërteta është se ky vend drejtohet gjatë këtyre dy viteve tërësisht nga banditët, nga Shullazët në rrugë, në parlament, nga Shullazët në qeveri nga kryeshullazi në krye të qeverisë”, u shpreh Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët ai akuzoi se Arben Frroku ndodhet në Tiranë dhe lëviz lirshëm. “Arben Frroku i liruar u shndërrua në aleat. Në një takim që bëri me krebanditin Edi Rama, I tha mbathja dhe të nesërmen që do bëhej gjykimi ai iku. Falangat e krimit e lejuan të kalonte në Muriqan pa vulën shtetërore. Për banditin nuk ka ligj dhe dilni këtu bëni moral”, insistoi Berisha.

ME TE LEXUARAT