Berisha zbuloi arrestimin e Arben Frrokut: Policia shqiptare pengoi identifikimin

Politikë

berisha-frrokuI pari që ka dhënë lajmin e arrestimit të Arben Frrokut në Hollandë ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha. Diten e enjte, kohe pas deklarates se Berishes, eshte konfirmua edhe zyrtarisht arrestimi i te kerkuarit per vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Sipas ish kryeministrit Berisha, i denuari me burgim te perjetshem Arben Frroku eshte ndaluar para dy muajsh ne Holande.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berisha pretendoi se policia shqiptare nuk u jep te dhenat per te verifikuar identitetin e tij.

Duke bere kete deklarate ne emsionin “studio e hapur” te gazetares Eni Vasili, Berisha shtoi se Tahiri ka frike nga kthimi i Arben Frrokut ne Shqiperi.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar edhe propozimin e tij për armët. Ai tha se ai bazohet në ligjin amerikan që i jep të drejtën çdo qytetari të lirë të ketë një armë.

Sipas Berishes, nëse kjo bëhet me ligj do të forcojë mbrojtjen e qytetarëve të pambrojtur nga bandat. Berisha hodhi poshte deklaratat e Rames se opozita po perdor ceshtjen Shullazi per te vonuar reformen ne drejtesi.

I pyetur per nje aleance te mundshme PD-LSI ne zgjedhjet e 2017, Berisha u shpreh i hapur per kete koalicion, ne menyre qe vendi te mos shkoje ne zgjedhje te parakohshme.

ME TE LEXUARAT