Deputeti Ben Blushi nis lëvizje të re: Shqipëria mbi Partinë

Politikë

blushi-shqiperi-partiDeputeti Ben Blushi anoncon nje levizje te re ne PS. Ai duket se nuk ndalet për të arritur atë që ai e cilëson si nevojë për demokratizimin e PS. Edhe pse rezultati referendumit nuk ishte në favorin e tij dhe të mbështetësve, deputeti rebel duke nisur nga e shtuna do të nis një tur takimesh me bazën sociliste me moton “Shqipërinë mbi Partinë”.

Ndalesa e parë do të jetë Berati nga ku Blushi sëbashku me Mimoza Hafizin Marko Bellon dhe kolegë të tjerë, do të shpalosin idetë e tyre për një qeverisje më të mirë dhe një PS me standarte që respektohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbetet e paqartë për momentin nëse kjo iniciativë e re e Blushit është një format i ngjashëm me Lëvizjen për Mendimin Ndryshe të disa vite më parë nga Ben Blushi u largua.Kjo lëvizje e deputetit rebel ngre edhe një pikpyetje tjetër.

Atë, nëse Blushi dhe mbështetësit po hedhin hapat e parë të formimit të një partie politike nga ku Beni kërkon të ec vetëm në politikë jashtë Partinë Socialiste.

ME TE LEXUARAT