Arrestimi, flet për herë të parë avokati i Emiljano Shullazit

Aktualitet

polici-tiraneProkuroria deklaron se disponon edhe 4 informacione të përcjella nga policia e Shërbimi Informativ Shtetëror, për gjobëvënie ndaj 4 biznesmenëve të ndërtimit nga Emiljano Shullazi.

Sipas akuzes, ata e kanë paguar gjobën e kërkuar, por nuk kanë pranuar të kryejnë kallëzime penale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ka qene avokati i Emiljano Shullazit qe e ka cilësuar si “pengesë artificiale” pamundësinë për të takuar klientin e tij, pasi policia kërkon lejen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

"Të drejtën për të marrë kontakte me të ndaluarin e njeh Kodi i Procedurës Penale… artificë e krijuar për të na penguar në ushtrimin e detyrës sonë. Na u kërkua leje nga prokurori i krimeve të rënda për të takuar klientin”, tha për mediat avokati Alban Qafa.

ME TE LEXUARAT