ALBtelecom ofron vende të reja pune për ekspertë telekomunikacioni

Aktualitet

albtelecom-punesimeKompania numër një e Telekomunikacionit në vend ALBtelecom, do të jetë e pranishme për tre ditë me radhë në panairin e punës. Ky panair është vizituar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi.

Rama dhe Klosi kanë vizituar stendën e ALBtelecom dhe u njohën me aftësitë e punësimit të kësaj kompanie. Gjatë takimit me kryeministrin Rama, drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Erkan Tabak ka nënvizuar rëndësinë e një stafi profesionist dhe të mirëtrajnuar në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe kënaqësisë së klientit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot ne po ofrojmë 10 vende të lira pune për njerëz të kualifikuar, kryesisht në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Ne i japim shumë rëndësi anës profesionale dhe kualifikimit të punonjësit. Prandaj dhe ALBtelecom ka një staf rinor dhe inovativ, i cili është në standardet ndërkombëtare.

Ne jemi vazhdimisht në kërkim të ekspertëve shumë të kualifikuar, të cilët i kemi vlerësuar dhe i vlerësojmë me paga mjaft të mira, me qëllim që të arrijmë të ofrojmë më të mirën për shqiptarët”, është shprehur Tabak.

Panairi do të jetë i hapur për tre ditë dhe do të sigurojë vende pune për qindra qytetarë të arsimuar dhe profesionistë.

ME TE LEXUARAT