Rama: Të rihapen hetime të plota për katër vrasjet e 21 janarit

Aktualitet

rama-21-janarKryeministri Edi Rama kerkon rihapjen e hetimeve per vrasjet e 21 janarit. Me ane te nje mesazhi ne Facebook, Rama ka shkruar se eshte e nevojshme rihapja e plote e ceshtjes.

“Në 4-vjetorin e përkujtimit të 21 Janarit tragjik me familjarët e Ziverit, Hekuranit, Aleksit dhe Faikut, për të cilët drejtësia ende mungon. Sot, përmes dhënies nga qeveria të pensioneve të veçanta për familjet e katër dëshmorëve, shteti shqiptar njohu përgjegjësinë për vrasjen e katër qytetarëve shqiptarë.

Hapi tjetër që i takon shtetit është rihapja e plotë e çështjes, pasi asgjë tjetër veç drejtësisë nuk e shëron dot plagën e 21 Janarit”, shkruan Rama në statusin e tij, Facebook, pak ore pasi mori pjese ne homazhet per kater viktimat.

Rama homazhe me familjaret e viktimave

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e katër viktimave të ngjarjes tragjike të 21 Janarit ka zbritur në sheshin para selisë së qeverisë për të vendosur lule në shenjë kujtimi. Në katër vjetorin e tragjedisë që la katër protestues të vdekur, Rama priti fillimisht në zyrë familjarët dhe më pas zbriti bashkë me ta në bulevard duke marshuar në të katër pikat ku u vranë protestuesit.

Pas vendosjes së luleve, Rama nuk dha asnjë prononcim përpara medias. Permes nje komenti ne Facebook ai shprehet "Me familjaret e 21 janarit.Koha per te levizur me nje alternative te re kerkimi te drejtesise. Asgje veç drejtesise nuk e mbyll 21 janarin!".

ME TE LEXUARAT