Financonte xhihadistët e ISIS, arrestohet biznesmeni kosovar, Fatos Rizvanolli

Aktualitet

isisPolicia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin kryesor për financim të grupeve terroriste shqiptare, biznesmenin nga Peja, Fatos Rizvanolli.

Rizvanolli, pronar i biznesit “Rent a car Tosi”, dyshohet se ka kryer transportin e kosovarëve për në Siri si dhe ka mbuluar financiarisht udhëtimet e tyre për t’ju bashkuar grupeve terroriste.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, ndërsa bizneset dhe pronat e tij në Prishtinë dhe Pejë janë bastisur. Operacioni i nisur në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së sotme ka rezultuar me konfiskimin e një seri provash materiale.

ME TE LEXUARAT