E dhimbshme, ndërron jetë Kristi Maze, vogëlushi nuk e përballoi operacionin

Aktualitet

kristi-mazeeeKa ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Bergamos në Itali, vogëlushi Kristi Maze, i cili ishte shtruar në këtë spital prej afro 2 muajsh për të kryer transplantin e mëlçisë. Maze ndërroi jetë pas një operacioni që zgjati për afro 12 orë. Sipas mjekëve që asistuan në operacion, trupi i tij nuk e përballoi dot operacionin. Kristi Maze u bë i njohur falë publikimit të rastit të tij në Neës 24, ku u mblodhën shumë fonde për ta çuar për kurim në Itali, pasi në Shqipëri ishte e pamundur që të bëhej një ndërhyrje e tillë. Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT dhe vetëm në muajin janar u bë e mundur që të mblidhen paratë dhe të transferohet në spitalin e Bergamos, ku fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtojë sëmundjes së rëndë.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT