HISTORIA/ Tradhtoi gruan në shtëpinë e tyre por…gjërat nuk shkuan sipas planit

Soft

seks-tresheÇdo çift ka probleme në një stad të caktuar të martesës së tyre.

Meshkujt përgjithësisht janë të prirur ndaj tundimit për të tradhtuar bashkëshortet e tyre. I tillë është edhe rasti i një 32-vjeçari i cili ka nisur një romancë të fshehtë, por tani nuk di si ta shkëpusë pasi nuk dëshiron ta prishë martesën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka kërkuar ndihmë përmes një letre drejtuar psikologes së “The Sun” dhe ajo i ka dhënë disa këshilla shumë të vlefshme. Lexoni historinë e plotë.

Letra e 32-vjeçarit:

“Jam i martuar prej 9 vitesh dhe kam një djalë 6-vjeçar. Unë jam 32-vjeç ndërsa gruaja ime është 29-vjeçe, por ajo e humbi interesin mbi seksin që prej shtatzënisë dhe nuk iu rikthye më. Edhe pse jeta jonë seksuale ishte inaktive unë nuk e kam tradhtuar asnjëherë më parë.

Verën e kaluar në qytetin tonë u hap një lokal i ri dhe unë shkova të pi një gotë. Aty ishte një vajzë e cila na shpërndante disa fletëpalosje. Pas disa ditësh e pashë sërish atë. Kur u takuam ajo më pyeti nëse do ta vizitoja sërish lokalin dhe aty nisëm të bisedonim pak më gjatë. Pasi i thashë që mund të shkoja sërish, ajo më tha se në çfarë orari do të ishte në punë dhe me dha edhe numrin e telefonit e ramë dakord që të takoheshim prapë.

Kur shkova në lokal nuk patëm mundësi të flisnim shumë pasi atë e vëzhgonte pronari. Pas dy ditësh bashkëshortja ime shkoi tek nëna e saj dhe përfitova ta ftoja vajzën në shtëpi. Pasi erdhi bëmë seks dhe çdo gjë shkoi për mrekulli. Që atë herë ne jemi takuar rregullisht. Ajo është 22-vjeçe dhe më kërkon që gjërat t’i bëj më serioze por unë i kam thënë që nuk mund ta braktis gruan dhe djalin tim. Jemi ndarë disa herë por gjithmonë përfundojmë duke u bashkuar sërish.

Çdo herë kur gruaja ime nuk është në shtëpi unë e marr të dashurën, por një ditë ime shoqe u kthye më shpejt ndërkohë që vajza sapo kishte ikur. Kam përshtypjen që ajo ka dyshuar se unë mund të isha me dikë në shtëpi pasi më pyeste përse isha në shtëpi ndërkohë që duhej të isha në punë.

Para dy ditësh vendosa të ndahem nga e dashura dhe të rigjej dashurinë në martesën time. I thash asaj që të ndaheshim dhe kështu bëmë. Por mua që tani ka filluar të më mungojë. Nuk di çfarë të bëj”.

Përgjigjja e psikologes:

“Është shumë e vështirë për një person të besojë sërish tek partneri nëse e zbulon atë duke e tradhtuar. Nëse nuk do të shkatërrosh martesën tende atëherë duhet të ndahesh nga e dashura dhe t’i përkushtohesh gruas dhe djalin tënd. Fol me të dhe tregoji se e do dhe se dëshiron që të keni sërish një jetë seksuale aktive.

E di që mund ta kesh të vështirë t’i rezistosh tundimit…por provo të vendosësh një fotografi të djalit tënd në portofol dhe sa herë të jesh në mëdyshje apo i tunduar, hidhi një sy fotografisë dhe kupto që yt bir do të ndihej shumë i lënduar nëse prindërit e tij do të ndaheshin”.panorama

ME TE LEXUARAT