Tahiri ndan pak çaste me mësuesit, ja urimi i tij i veçantë

Politikë

tahiriMinistri i Brendshëm, Saimir Tahir,i ishte sot me rastin e 7 Marsit, për të uruar dhe bashkëbiseduar me mësues dhe nxënës të shkollave të mesme “Sami Frashëri” dhe “Myslym Keta” në Tiranë. Ai kishte një mesazh për mësuesit, ku theksoi domosdoshmërinë e të qenit të lirë. “Duke përdorur eksperiencën time, për t’ju thënë modestish, jepini mundësinë nxënëseve dhe nxënësve të jenë ata që duan të jenë, të jenë të lire, të kenë mundësinë të mendojnë ndryshe, të kenë mundësitë të përballen me idetë e tyre, të kenë mundësinë të përballen me të kundërtat e tyre dhe të kenë mundësinë të forcojnë bindjen për të vazhduar përpara, të lirë në rrugën e tyre. Unë besoj se dhurata më e mirë që mund t’i bëni fëmijëve është të kenë mundësinë që nën balancën ndërmjet disiplinës dhe lirisë të jenë të lirë të zgjedhin fatin e tyre dhe kjo është detyra më e shtrenjtë e juaja”, tha Tahiri.

Tahiri është vetë një nxënës i shkollës së mesme “Sami Frashëri”. “Unë jam shumë i privilegjuar dy herë si Saimir që kam mbaruar “Samiun” bashkë me shumë të rinj dhe të reja të tjerë. Pata mundësi ta them dhe më parë: “Samiu” është legjendë më vete. Kështu që, praktikisht, kam dhe unë privilegjin të jem pjesë e krenarisë kolektive, por edhe për detyrën që mbaj. Dhe kam privilegjin sot që në emër të kolegëve të mi në Parlament dhe të kolegëve të mi në Qeveri të jem këtu dhe të ndaj këtë pjesë të gëzimit për t’i uruar mësuesve “Gëzuar 7 Marsin!”, uroi ministri i Brendshëm.

ME TE LEXUARAT