Merr flakë shtylla e tensionit të lartë në Tiranë

Aktualitet

shtylla_e_tensionit_te_larte1Një shtyllë elektrike tek tregu çam ka marrë flakë. Kanë qenë banorët aty pranë, të cilët kanë parë flakët dhe tymin. Nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa banorët të hutuar shikojnë edhe dritën në shtyllën tjetër që vijon të qëndrojë ndezur. Nuk është e vetmja, pasi në pjesën më të madhe, për të mos thënë në të gjithë Tiranën, dritat rrinë ndezur edhe gjatë ditës. Rasti ka ndodhur mëngjesin së premtes, ndërsa ende nuk dihet nëse flakët janë shuar për më tepër shikoni videon dhe komentimin që bëjnë banorët. “Ka marrë flak shtylla dhe dritat e bashkisë akoma ndezur rrinë”- thotë një nga të pranishmit tek tregu çam. Videoja është publikuar nga “Jeta osh qejf”.

ME TE LEXUARAT