Cfarë na shesin në karburante? Makina shpërthen në flakë pasi u mbush me naftë

Aktualitet

shperthimi-fierFIER - Një automjet u përfshi nga flakët në qytetin e Fierit. Incidenti shtron edhe njehere pikepyetjen mbi cilesine e mallit qe sheshin pikat e ndryshme te karburantit ne Shqiperi.

Ngjarja e sotme ndodhi në një nga rrugët kryesore të qytetit pak caste pasi makina ishte furnizuar ne nje pike karburanti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesi i mjetit me targa AA 351 MI, Arben Mone sapo kishte furnizuar mjetin e tij në një pikë karburanti, kur me pas automjeti është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Drejtuesi i mjetit Arben Mone ka mundur që të dalë nga automjeti, pa pësuar lëndime, por makina është djegur plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë shuar zjarrin, ndonëse automjeti është shkrumbuar.

Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet, por dyshohet se cilësia e dobët e karburantit të jetë bërë shkak për djegien e automjetit.

ME TE LEXUARAT