Sherr i frikshëm në Kosovë, 5 burrat e familjes bëhen për spital

Aktualitet

sherr-burraPesë burra, anëtarë të një familjeje në Gjakovë, janë rrahur me njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshje që kishin. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pashko Vasa”, Gjakovë, ku të gjithë të përfshirët në këtë sherr kanë pësuar dëmtime në trup.

Nga kjo ngjarje sipas policisë një nga personat ka pësuar plagë të rënda dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa katër të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Lidhur me rastin katër prej tyre, të dyshuar për ngjarjen janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit tre prej tyre janë lënë në qeli.

ME TE LEXUARAT