Sarandë, grabitje me maska në dyqanin e celularëve, arrestohet 38-vjeçari

Aktualitet

dyqani-vodafoneBurime zyrtare të policisë së Sarandës bënë me dije arrestimin e

një personi të maskuar i cili u kap në flagrancë duke vjedhur një Dyqan-Vodafoni, në një lagje të qytetit të Sarandës.

foto-vodafone“Arrestohet në flagrancë shtetasi Gligor Karo, 38 vjeç, banues në Sarandë. Shërbimet e Policisë së Sarandës kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e këtij shtetasi, duke vjedhur disa aparate tekonologjike në një dyqan vodafoni, me vendndodhje në lagjen nr.3 të Sarandës (pranë Spitalit), kanë pohuar burimet zyrtare të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tyre, shtetasi Gligor Karo, akuzohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, i maskuar me kapuç të zi në kokë dhe në vend të dorezave në të dyja duart ka përdorur "çorape" të bardha, ka thyer me mjete të forta (gurë) xhamin e një dyqani të kompanisë "Vodafone" në lagjen nr.3 të Sarandës dhe ka vjedhur 2 aparate "Tableta-iPad" me vlerë totale 40.000 lekë (2×20.000) dhe në tentativë për të marrë edhe aparate të tjera celulare, nuk ka mundur t'i marrë pasi ka dalë me shpejtësi nga dyqani.

Policia ka bërë të ditur se në momentin që ka marrë këto 2 tableta, sapo ka dalë nga dyqani në tentativë për t'u larguar është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Policisë së Sarandës për veprat penale "Vjedhje" dhe "Shkatërrim prone".

ME TE LEXUARAT