Shkatërrohet rrjeti gjigant i drogës Shqipëri-Itali, arrestohen 9 trafikantët

Aktualitet

policia-parmaNjë operacion antidrogë i policisë italiane ka shkatërruar një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Itali. Operacioni i koduar “Lumi i Madh” është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Parma dhe në pranga janë vendosur 9 persona.

Sipas medias italiane, personat të cilët janë vendosur në pranga akuzohen për shpërndarje kokaine. Policia ka bërë të ditur se grupi përbëhej nga shqiptarë dhe italianë, të cilët ishin vënë nën hetim prej më shumë se 1 viti nga Prokuroria e Parmas.

ME TE LEXUARAT