Rrëfimi shokues i vajzës: Seksi më shpëtoi jetën!

Soft

kanceri-2Një britanike, që zbuloi një kancer në vezoret e saj, thotë se gjithçka erdhi falë seksit. Ellie Taylor-Davis, 28 vjeç, e ndjeu për herë të parë masën tumoriale teksa po bënte seks me të dashurin e saj.

Pastaj e vuri re ndjesinë e pazakontë teksa ishte në tualet. Por masa tumoriale u zbulua vetëm kur ajo shkoi tek gjinekologu për të vendosur një mbrojtëse kontraceptive.

Skanimi me ultratinguj zbuloi se ajo kishte një kancer 16 centimetra në vezore. Kanceri po i shtypte organet e brendshme. Për fat mjekët ia hoqën këtë masë tumoriale dhe ajo tani po e merr veten.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Seksi më spëtoi jetën dhe jam me fat që jam këtu. Ndjeja dicka që po lëvizte brenda meje dhe ishte e çuditshme. Seksi ishte kaq i pazakontë”.

“Kur mjekët më thanë për kancerin, u tmerova. Nuk i telefonoja dot mamasë apo të dashurit. Për pesë orë mbeta krejt e shokuar. Në moshën time nuk e mendoja kurrë se mund të ndodhte kjo gjë. U shokova sa i madh ishte. Unë jam e vogël, por kanceri ishte 16 centimetër dhe kishte një formë ‘aliene’”.

Pasi ka shpëtuar nga kjo histori e tmerrshme, ajo kërkon të ndërgjegjësojë të gjithë gratë e vajzat që të kontrollohen kur kanë të tilla ndjesi.

ME TE LEXUARAT