Edi Rama në zyrën e Voltana Ademit, protestuesit rrethojnë Bashkinë, Garda në gatishmëri

Aktualitet

ramaaKryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Kryebashkiakja demokrate ka qenë zyrtarja e parë që Kryeministri ka takuar me të mbërritur sot në Shkodër, ku do të marrë pjesë në një aktivitet me strukturat e Partisë Socialiste të këtij qyteti.

Takimi mes Ramës dhe Voltana Ademit zhvillohet në zyrën e Kryebashkiakes, ndërkohë që jashtë Bashkisë janë grumbulluar protestuesit që kërkojnë pjesën e mbetur të dëmshpërblimit nga përmbytjet e vitit 2010 dhe banorët që do t’u shemben banesat për shkak të punimeve për stadiumin ‘Loro Boriçi’.

Kryeministri u prit me protesta nga banorët shkodranë, por këta të fundit u penguan nga Garda dhe polciia që t’i afroheshin Ramës.

ME TE LEXUARAT