Rama-Blushi sërish përballë njëri-tjetrit! Cili do goditet me gotë sot?!

Politikë

rama-blushiPartia Socialiste sot do të mbledhë Asamblenë, ku do të diskutohen propozimet mbi paketën për ndryshimet në statutin e partisë. Mbledhja është parashikuar që të mbahet në orën 12:00 dhe deputetëve socialistë u është shpërndarë dy ditë më parë draft-statuti me ndryshimet e bëra.

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë do të diskutohen vërejtjet që mund të kenë deputetët për ndryshimet në statut, të bëra nga grupi i posaçëm.

Mendohet se do të jetë deputeti Ben Blushi që do të ketë kundërshtime të ashpra për ndryshimet në statut si dhe për mënyrën si do të mbahet Kongresi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ben Blushi kërkon që të bëhen zgjedhjet për kryetarin e partisë sipas parimit një anëtar një votë. Punimet e Asamblesë ditën e sotme do të nisin me një fjalim nga Edi Rama.

ME TE LEXUARAT