Qeveria vendos: Rritet asistenca sociale, falen borxhet e ish-ushtarakëve

Aktualitet

klosiDy vendime te rendesishme me karakter social jane miratuar sot nga Qeveria shqiptare. Ne perfundim te mbledhjes së qeverise, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi tha se eshte vendosur qe te falen borxhet për ish-ushtarakët. Klosi premtoi se mbështetja e shtresave në nevojë, do te rritet.

"Për plot 10 vjet, që nga viti 1999 në vitin 2009, ushtarët në rezervë apo në lirim, janë trajtuar me pagesa kalimtare, pensione të parakohshme, apo përfitime të tjera suplementare. Por, në këtë hark kohor 10 vjeçar, ligjet kanë ndryshuar të paktën 4 herë dhe më pas janë kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese të cilat janë shfuqizuar nga kjo gjykatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Për pasojë, 5425 ish ushtarakë, sot janë debitorë ndaj shtetit shqiptar. Qeveria e kaluar, jo vetëm nuk ofronte dinjitetin e nevojshme për këta burra e gra që kanë sakrifikuar për Shqipërinë, por u kërkonte atyre borxhin, duke i mbajtur atyre para nga pensioni i tyre i përmuajshëm", tha Klosi.

Sipas tij, në vitin 2013, qeveria premtoi se do të zgjidhte hallin e këtyre ish ushtarakëve dhe sot kam kënaqësinë të njoftoj në emër të Këshillit të Ministrave që e mbajtëm premtimin duke miratuar projektligjin për faljen e detyrimeve që kanë ish ushtarakët në skemën e pensioneve suplementare.

"Në mbështetje të këtyre kërkesave, sot qeveria shqiptare do të falë 984 milionë lekë borxhe që ish ushtarakët u detyrohen shtetit shqiptar. Falë këtij projektligji, asnjë ish ushtaraku nuk do i mbahet më asnjë qindarkë nga pensioni i çdo muaji.

Po ashtu, sot janë votuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave edhe një sërë vendimesh të tjera të rëndësishme që synojnë të rrisin mbështetjen sociale ndaj shtresave në nevojë. Konkretisht, kemi marrë vendimin për të rritur me 60% pagesën bazë të papunësisë, e cila nga 6850 lekë në muaj, bëhet sot 11 mijë lekë në muaj apo 110 mijë lekë të vjetra"-deklaroi ministri Klosi.

ME TE LEXUARAT