Charles dhe Kamila vizitojnë sot Kosovën, takim me Jahjagën

Kosovë&Rajon

20160314082332676646-1Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëshortja e tij, Dukesha nga Cornwall, sot do të nisin vizitën e tyre zyrtare në Kosovë.

Ata do të arrijnë pasditen e së premtes në Aeroportin e Prishtinës, përderisa të shtunën në mëngjes do ta takojnë Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Bashkë me Jahjagën, Princi dhe Dukesha e Cornwallit do të marrin pjesë në ceremoninë e Memorialit të Personave të Pagjetur, si rezultat i luftës në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Princi Charles dje ka qëndruar në Beograd.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, në kuadër të xhiros së tij në Ballkan, ka mbajtur fjalim në Parlamentin e Serbisë, ku ka përmendur edhe shqiptaret Rita Ora dhe Nënë Tereza.

ME TE LEXUARAT