U plagos gjatë protestës te liqeni, polici rikthehet në punë

Aktualitet

protesta-liqeni16Tre ditë pas përplasjes së dhunshme mes banorëve dhe Policisë Bashkiake dhe asaj të rendit tek Liqeni Artificial për parkun e lojërave, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka vlerësuar punën e tyre. Ai tha se policia Bashkiake mbrojti investimin publik.

Deklarata e Veliajt është bërë pas rikthimit në punë të policit që mbeti i plagosur të dielën nga përplasja me shoqërinë civile. “Çdo ditë duhet të bëjmë një punë konkrete. Përshëndes rikthimin e policit që u plagos. Duhet të jemi me policinë kur ajo cenohet. Policët mbrojtën investimin publik”, ka thënë Veliaj.

ME TE LEXUARAT