Motra e Taulant Ballës i habit të gjithë: Më vjen turp që votova këta njerëz!

Aktualitet

motra-ballesAlba Balla, motra e deputetit te PS Taulant Balla, reagoi ashpër në rrjetet sociale në lidhje me ndalimin e një prej aktivistëve të opozitës ne protesten tek liqeni Aretificial ne kryeqytet.

Në një koment ku mbeshtet bashkëshorten e të arrestuarit Grigels Muçollari, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili u arrestua të hënën në protestën kundër betonizimit të Liqenit, Alba shkruan nga profili me emrin Paris Alba, që është bashkimi i dy emrave, vajzës së saj të vogël Paris dhe emri i vetë, Alba.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi i pare qe ka komentuar ne postimin e Erinda Alija (bashkëshortja e Grigels Muçollarit) është motra e deputetit socialist Taulant Balla, Alba, e cila shkruan se i vjen turp për këta njerëz që ka votuar.

"E di që mendon se unë jam personi i fundit që më lejohet të komentoj, por nuk rri dot pa thënë që Gelsi është një djalë i shkëlqyer e për tu marrë shembull dhe nuk meriton të trajtohet në këtë mënyrë. Sinqerisht më vjen turp për këta njerëz që kam votuar. Shpresoj me gjithë zemër të zgjidhet sa më shpejt kjo mesele, Erinda :(", shkruan Alba Balla në Facebook.

Shtetasi Grigels Muçollari ishte mes 13 të ndaluarve nga Policia pas protestës së opozitës te parku i liqenit artificial. Momenti i arrestimit te tij me dhune u filmua nga dhjetera media diten e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT