Shkodër, kapen 6 mina me telekomandë e snajpera, tre në pranga

Aktualitet
Shkodër, kapen 6 mina me telekomandë e snajpera, tre në pranga

Tre persona u arrestuan me gjashte mina me telekomande dhe me pajisje snajperash ne Shkoder. Policia informoi se operacioni nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka arritur te sekuestroje 6 mina me telekomandë, 1 Snajper dhe 2 pistoleta.

Policia beri me dije se më datë 26.03.2016, ora 13:30, në kuader te procedimit penal te vitit 2016, Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikeve te Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “P O R O S I A” , në drejtim të dokumentimit ligjor të veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” e parashikuar nga neni 278/1/2/3/4/ dhe “Trafikimit të armëve dhe municioneve” 278 /a, te K. Penal, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve me iniciale:

1. F. B.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

2. H. I.

3. Sh. M.

Behet me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

• 6 Mina me telekomandë në distancë me celular.

• Një pistoletë model 57 e kalibrit 7.62 mm

• Një revolver model Zastava- Magnum. 357

• Një Pushkë me mjete - optik (Snajper) “PROEKT-CB007” kalibrit 7.62 mm

• 23 copë fishekë

• Dy telefona “SAMSUNG”

• Dy automjete.

Policia tha se në bashkëpunim me Prokurorinë po thellohen hetimet e këtij aktiviteti për dokumentim te lidhjeve të tjera kriminale.

ME TE LEXUARAT