Skandali i mësuesit që bëri për spital nxënësit, kërkon konjak në polici!

Aktualitet

Screenshot_1-40Mësuesi 63-vjeçar, Agim Muça, që u arrestua para dy ditësh se kishte rrahur 12 nxënës me drutë e sobës, ka mohuar në polici akuzat dhe thotë se e gjithë ngjarja është e trilluar nga kushërinjtë e tij, me të cilët thotë se ka konflikte pronësie.

Agim Muça mohon gjithashtu që njërën nga nxënëset ta ketë dhunuar në kokë, ndryshe nga sa thotë policia, e cila deklaron se nxënësja ka fraktura në kokë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në shkollën 9-vjeçare më fshatin Orzhanovë të Bulqizës dhe burimet thonë se mësuesi 63-vjeçar ishte i dehur kur rrahu nxënësit. Për këtë ngjarje ai u pushua menjëherë nga puna dhe u arrestua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, para se të jepte dëshminë para policisë, ai u ka kërkuar uniformave blu që t’i jepnin një gotë konjak, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’.

ME TE LEXUARAT