Piloti i shkruan gruas SMS para fluturimit: Po më le, do përplas avionin

Soft

piloti-smsNjë pilot avioni ne Padova përpara se të nisej për një nga fluturimet e tij i dërgon një SMS bashkëshortes, të cilës i thotë se nëse do ta linte ai do të përplaste avionin bashkë me pasagjerët në bord.

Gruaja e shqetësuar ka lajmëruar policinë, e cila nëpërmjet autoriteteve aeroportuale ka bërë të mundur, mos nisjes e avionit duke e kaluar atë si një shkëmbim piloti, pjesë të një procedurë normale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Piloti u ndalua në Romë, para nisjes për në Japoni. Kjo ngjarje i përket janarit të vitit të shkuar dhe fatmirësisht nuk pati asnjë pasojë.

Njoftimi i gruas bëri të mundur shmangien e një tragjedie si ajo e 24 muajve, tragjedisë së Germanuings, ku piloti gjerman në gjendje depresioni përplasi avionin me 150 pasagjerë.

Bashkëshortja e pilotit kishte kërkuar procedim ndaj tij,  pasi kishte shfaqur shenja depresioni, të cilat ishin thelluar me kërkimin e divorcit.

Piloti u shkarkua nga puna dhe u adresua në një klinikë psikoterapie.

ME TE LEXUARAT