Ja çfarë i bëjnë njerëzit një lypësi me Audi TT

Soft

lypsi-makinePara disa kohësh, mediat shqiptare raportuan për rastin e një lypësi, që hiqej sikur nuk kishte këmbë, por në fakt jo vetëm kishte këmbë, por paratë e grumbulluara i linte në bixhoz.

Një rast i ngjashëm u shënua në Angli, por shumë më tronditës. Matthew Brinton prej vitesh lyp para në rrugë në Bank Street.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por 35-vjeçari u filmua duke hipur në makinën e tij sportive, një Audi TT me vlerë 50 mijë sterlina. Banorët u tërbuan dhe sot, sipas Daily Mail, makina Audi TT, me ato targa, u gjet me xhama të thyer.

Policia thotë se ka nisur hetimet, kurse Brinton ka pranuar se një makinë Audi TT e ka pasur dhuratë nga gjyshja, por ia kanë vjedhur.

ME TE LEXUARAT