A është ndarë Jonida Maliqi nga bashkëshorti?! Ja çfarë thotë këngëtarja

Showbiz

jonida-maliqi-daniJonida Maliqi është ndër këngëtaret, e cila jetën e saj private e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së publikut.

Ajo në media ka zënë vend për këngët, projektet, si dhe stilin e saj të veçantë, por asnjëherë nuk është komentuar për marrëdhënien e saj më bashkëshortin dhe me anëtarët e tjerë të familjes.

Megjithatë në këtë hapësirë të ngushtë që Jonida i ofron publikut për jetën e saj private, dje u gjet një ‘boshllëk’ në portale për spekulime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U tha se këngëtarja është ndarë nga bashkëshorti pas disa vitesh martesë.

E kontaktuar nga Prive Jonida mohoi një trillim të tillë, duke nënvizuar faktin se raportime të tilla e bëjnë për të qeshur në lidhje me nivelin e mediave që raportojnë spekulime kafenesh.

Këngëtarja vazhdon jetën e saj private e bekuar pranë njerëzve të shtrenjtë të saj dhe impenjimeve të saj në karrierë.

ME TE LEXUARAT