Lezhë, e rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në polici

Aktualitet

policia-lezheeeDhuna e vazhdueshme nga bashkëshortja e tij, ka detyruar një burrë në qytetin e Lezhës ti drejtohet policisë, për të kërkuar mbrojtje e ndihmë.

Sipas policise, 52 vjeçari P.N., ka trokitur në drejtorine e Lezhës ditën e djeshme rreth orës 12:00, ku ka deklaruar se prej kohësh, në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshortja e tij, M.N., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy bashkëshortët janë banues në Shëngjin të Lezhës. Policia ka dokumentuar rastin dhe është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit Mbrojtjes së Menjëhershme për 52 vjeçarin.

Policia tha se me pas materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT