Doni të dini përse nuk grimohen disa femra? Ja arsyet

Soft

grimohrnGrimi është një mënyrë që përdorin pothuajse të gjithë femrat. Shumë femra nuk dalin nga shtëpia pa u grimosur, ndërsa kujtojmë se kohët e fundit femrat po preferojnë dukjen natyrale të tyre, për këtë arsye çdo ditë e më shumë po shohim femra që nuk po vënë grim në fytyrë, apo po përdorin grimin natyral.   Nuk ka asgjë të keqe të vësh grim në fytyrë, por këto gra vlerësojnë vetën e tyre për atë që janë. Nuk i fshehin aknet apo njollat nga fytyra, thjeshtë nuk ju pengon të dalin nga shtëpia pa grim. Disa nga arsyet se pse ato nuk përdorin grim janë:

Kursejnë kohën  

Ju shkoni në punë dhe rrini ulur tetë orë, definitivisht nuk ja vlen të humbni kohën e mëngjesit për tu grimuar. Ju po shkoni në punë dhe ky grim do të ju lëshojë shpejtë gjatë orarit të punës.

Ruajnë paratë  

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Femrat që nuk grimohen nuk i blejnë shminkat, ato kushtojnë shtrenjtë dhe për këtë arsye ato i kursejnë paratë duke mos i blerë këto gjëra për makiazh.

Kanë më shumë vetëbesim

Femrat që grimohen e bëjnë këtë sepse nuk ndihen rahat me lëkurën e tyre. Ndërsa femrat që nuk vënë grim kanë më shumë vetëbesim, ndihen rahat duke qenë vetëvetja.

Ato nuk kanë nevojë të shqetësohen për dëmtimet e lëkurës  

Përdorimi i kozmetikës dëmton lëkurën, kështu që femrat që nuk vënë grim e ruajnë vetën nga ky shqetësim. Ato preferojnë të bien në sy nga personaliteti që kanë dhe jo nga pamja fizike

ME TE LEXUARAT