11 vite burg për drogë, ekstradohet nga Athina trafikanti shqiptar

Aktualitet

ekstradimInterpoli i Athinës në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë ekstraduar drejt vendit tonë një 36-vjeçar të dënuar nga Gjykata e Durrësit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ai është Erjon Tola 36 vjeç nga Gjirokastra dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar në mungesë me 11 vite burg.

Ngjarja

Më datën 21.02.2011, janë arrestuar nga policia dy persona me inicialet Y. C, dhe N.M duke transportuar nje sasi prej 214.85 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.  Nga hetimet rezultoi se ishte shtetasi Erjon Tola, që u kishte kërkuar për ta transportuar lëndën narkotike për në Durrës.

ME TE LEXUARAT