Durrës, prokuroria dërgon në gjyq Dash Gjokën, prona me paratë e drogës

Aktualitet

gjokaProkuroria e Durresit perfundoi hetimet per pronat e Dashamir Gjokes ne Shijak. Sipas prokurorise dosja u dergua ne gjykate dhe Gjoka akuzohet per pastrim parash.

Sipas prokurorise, dyshohet se me parate e tregtise se heroines dhe te prostitucionit u ngriten pronat e Dashamir Gjokes ne Shijak.

Ne kete konkluzion ka arritur Prokuroria e Durrësit e cilat njofton per përfundimin e hetimeve dhe dërgoi për gjykim kërkesën ndaj Dashamir Gjokes.

I pandehuri akuzohet se ka krijuar asete pasurore me financime që rrjedhin nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve në Itali dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas prokurorise, në bazë të akteve të siguruara nga ana e autoriteteve italiane, i pandehuri Gjoka ka siguruar shuma të konsiderueshme nga aktiviteti kriminal i shfrytëzimit të femrave për prostitucion, si edhe nga trafikimi i lëndës narkotike heroinë në sasira të mëdha, vepra penale të kryera gjatë viteve 2002-2003.

Pas veprimtarisë kriminale në Itali, Gjoka ka investuar në prona të paluajtshme në Shqipëri, duke ndërtuar kompleksin tregtar dhe godinën e shërbimit.

Këto pasuri, aktualisht, janë të sekuestruara edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të hetimit pasuror që ka nisur në kuadër të ligjit “Antimafia”. Aktualisht Dashamir Gjoka eshte i lire .

ME TE LEXUARAT