Bëni kujdes, Policia rrugore nis kontrollin e trafikut me dronë nga ajri

Aktualitet
dronettPolicia rrugore shqiptare duket se ka vendosur ne pune dronet. Shefi i qarkullimit rrugor Mitat Tola ka publikuar nje video nga ajri te realizuar nga nje kamera e vendosur ne dron. Rasti i videos ne fjale eshte nje mbikqyrje trafiku ne nje aks rrugor ne periferi te Tiranes ku eshte vezhguar parakalimi ne nje rruge me dy sense.

Neni 147 PARAKALIMI1. Parakalimi është manovra, gjatë së cilës një mjet kalon një mjet tjetër, një kafshë ose një këmb...

Posted by Mitat Tola on Thursday, March 17, 2016
Ja cfare shkruan Tola ne faqen e tij ne Fb: Neni 147 PARAKALIMI 1. Parakalimi është manovra, gjatë së cilës një mjet kalon një mjet tjetër, një kafshë ose një këmbësor në lëvizje ose i ndaluar, në korsi a në pjesë të karrexhatës të destinuara normalisht për qarkullim. 2. Drejtuesi i mjetit që ka ndërmend të parakalojë duhet të sigurohet paraprakisht që: a) ka fushëpamje të tillë që i lejon kryerjen e manovrës dhe kjo manovër të mos paraqesë rrezik ose pengesë; b) drejtuesi i mjetit që ndodhet përpara në të njëjtën korsi nuk ka sinjalizuar që do të kryejë të njëjtën manovër; c) asnjë drejtues mjeti që ndodhet prapa në të njëjtën karrexhatë ose gjysmëkarrexhatë, si dhe në korsinë në të majtë të tij, kur karrexhata ose gjysmëkarrexhata janë të ndara në korsi, nuk ka filluar parakalimin; d) që rruga të ketë një hapësirë të lirë të tillë që të lejojë kryerjen e plotë të parakalimit, duke pasur parasysh diferencën ndërmjet shpejtësisë së tij dhe asaj të mjetit që do të parakalohet, si dhe të pranisë së mjeteve që vijnë nga drejtimi i kundërt a që ndodhen përpara mjetit që do të parakalohet. … 10. Ndalohet parakalimi në afërsi ose përgjatë kthesave a në kurrize rrugore dhe në çdo rast tjetër me fushëpamje të pamjaftueshme. Në raste të tilla parakalimi lejohet kur rruga është me dy karrexhata, të ndara ose me karrexhata me një sens a me të paktën dy korsi me të njëjtin sens lëvizjeje dhe është vendosur sinjalizimi horizontal përkatës. 11. Ndalohet parakalimi i një mjeti që është duke parakaluar një tjetër, si dhe parakalimi i mjeteve të ndaluara ose me lëvizje të ngadaltë në kalimet në nivel, në semaforë ose në raste të tjera të bllokimit të trafikut, kur për këtë qëllim është e nevojshme zhvendosja në pjesën e karrexhatës të destinuar për sensin e kundërt të lëvizjes. 12. Ndalohet parakalimi në afërsi ose në kryqëzime … 15. Cilido që kryen një parakalim pa zbatuar dispozitat e pikave 2, 3, 4, 5 e 8 të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.”. 16. Cilido që nuk zbaton ndalimet e parakalimit, sipas pikave 9, 10, 11, 12 dhe 13 të këtij neni ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit, sipas pikës 14 të këtij neni, masa administrative është me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.”. Kur i njëjti subjekt kryen një nga shkeljet e përmendura në këtë pikë të paktën dy herë, në një periudhë prej dy vjetësh, në shkeljen e fundit merret masa administrative plotësuese për pezullimin e lejedrejtimit nga 3 në 6 muaj, ose nga 6 deri në 12 muaj, në rastin e ndalimit sipas pikës 14.

ME TE LEXUARAT