Dietë, ja si të humbisni 10 kg për 3 javë

Soft

fruta-dieteDieta me oriz është njohur që në vitin 1937 nga mjeku gjerman Walter Kepner. Dieta me oriz është një dietë e ulët në kalori dhe do t’ju ndihmojë të bini në peshë shpejt dhe shëndetshëm. Kjo dietë ndahet në 3 faza, çdo fazë zgjat 7 ditë dhe përmban oriz, perime, fruta, pije të shëndetshme dhe ushqimi jepet në sasi të vogla.

Faza e parë: çdomëngjes konsumoni pak oriz dhe fruta. Ndërsa në drekë dhe në darkë konsumoni oriz dhe perime të freskëta. Sasitë duhet të jenë të njëjta në çdo vakt dhe mund të konsumoni 2 fruta në çdo vakt. Ju do të merrni rreth 800 kalori në ditë dhe 50 miligramë kripë. Në ditën e gjashtë mund të pini një gotë qumësht pa yndyrë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Faza e dytë: në dy ditët e para ju nuk duhet të konsumoni asnjë produkt qumështi. Në 5 ditët në vazhdim ju mund të përdorni produkte të shëndetshme të qumështit, por pa yndyrë. Përveç orizit që duhet ta konsumoni në çdo vakt, ju mund të konsumoni deri në 2 fruta të ndryshme në vakt dhe deri në 3 lloje të ndryshme perimesh. Gjatë fazës së dytë ju duhet të merrni rreth 1000 kalori në ditë.

Faza e tretë: në fazën e fundit mund të alternoni ushqimet si në fazën e dytë dhe të parë dhe mund të shtoni deri në 200 kalori në ditë. Pra në këtë fazë ju mund të merrni deri në 1200 kalori në ditë. Proçesi për rënien në peshë në fazën e tretë ngadalësohet.

Shënim! Ju lutem mos mbani asnjë lloj diete pa u konsultuar më parë me mjekun apo dietologun tuaj sepse trupa të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme.shendeti

ME TE LEXUARAT