“Ben Blushi u dhunua fizikisht në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS”

Politikë

blushi-elbasaniDeputeti "kaubojs" ka hedhur dritë mbi diskutimet që u bënë me dyer të mbyllura në Grupin Parlamentar të PS-së, ku pati një përplasje mes rivalëve Rama dhe Ben Blushi.

Gjatë kësaj mbledhje Ndocaj pretendon se ka pasur edhe dhunë fizike ndaj deputetit Ben Blushi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së të gjithë të pranishmit sulmuan pa mëshirë Blushin!” tha Ndocaj.

"Asnjëri prej anëtarëve të Grupi nuk mori guximin të shtrojë për analizë shpërthimin e Blushit” dhe se, “ndërhyrjet ishin të gjitha militanteske kundrejt kryetarit, servilizëm kundrejt kryetarit dhe ushtarë të tij” shtoi deputeti i PS-se.

“Ai dhunohet në sallë dhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS"- perfundon Ndocaj.

ME TE LEXUARAT