Deklarata e Obamës për sulmet terroriste në Bruksel

Bota

obama-kubePresidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është zotuar se do të bëjë “çdo gjë që është e nevojshme” për të ndihmuar autoritetet belge, pas sulmeve të së martës në Bruksel.

“Do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të mbështetur mikun dhe aleatin tonë, Belgjikën, për të sjellë drejtësi për përgjegjësit”, ka thënë Obama në përmbyllje të vizitës në Kubë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Obama ka thënë se mendimet dhe lutjet e Amerikës janë me popullin belg.

Sipas tij, sulmet e sotme janë edhe një përkujtues se “bota duhet të bashkohet”, pavarësisht nacionaliteteve, racave dhe besimeve, në “luftën kundër goditjes së terrorizmit”.

“Ne mundemi dhe do t’i mposhtim ata që kërcënojnë sigurinë e njerëzve në gjithë botën”, ka thënë Obama.

Nga sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë në këtë qytet janë vrarë së paku 34 veta dhe janë plagosur mbi 140.

ME TE LEXUARAT