De Biasi: Synoj të kaloj grupin me Shqipërinë në "Euro 2016"

Sport

debiasi-cmimI shoqeruar nga nje kor duartrokitjesh nga trajnerët më të mirë në Itali, Gianni De Biasi pranoi në Coverciano çmimin special “Bankina e Artë”. Me kete rast ai ka folur edhe per synimet e tij ne kampionatin Europian 2016.

Një vlerësim për punën e bërë në krye të Kombëtares shqiptare, për kualifikimin historik në Euro 2016 dhe ngritjen e emrit të shkollës italiane në arenën ndërkombëtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këtë çmim të rëndësishëm i’a dedikoj djemve. Është vërtetë një nder për mua”, ka deklaruar strategu italian pasi mori këtë çmim.

Më tej, De Biasi foli për ambiciet në evenimentin më të rëndësishëm kontinental, ku Shqipëria do të jetë në Grupin A me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

“Në Europian luajmë pa presion. Nuk duhet të përmbushim ndonjë pritshmëri specifike dhe gjithçka që do të bëjmë do të jetë një plus”, ka deklaruar De Biasi.

“Gjithsesi, mendoj se do të provojmë shanset tona, ashtu si kemi bërë gjithmonë, edhe pse renditja tregon se jemi më mbrapa rivalëve. Mendoj se kalimi i grupit do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Sa i takon Italisë, mendoj se mund të klasifikohet mes katër të parave në Europian”, ka shtuar ai.

ME TE LEXUARAT