Momentet pikante nga sherri në PS, Blushi-Kodhelit: Mimi, ik shit ndonjë avion!

Politikë

mimi-kodheli-420x243Tension dhe batuta ka pasur mes deputetëve, ministrave dhe vetë rebelit Ben Blushi në mbldhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Citynews ka mundur të siguroje disa nga këto debate dhe përplasje në grupin socialist.   Ben Blushi: Nuk jam marrë me asnjë ministër personalisht por vetëm me politikat qeverisëse. Ju duke u marrë personalisht me mua keni nxitur urrejtjen që u shfaq në Elbasan. Disa ministra kane futur në faqet personale në rrjetet sociale, shpifje për mua, kanë bërë montazhe duke vënë në gojen time fjalë të Bashës. Cka është shpifje dhe e pavërtetë.

Menjëherë ka ndërhyrë Ministrja e Mbrotjes, Mimi Kodheli, ajo i është drejtuar Ben Blushit me fjalet: Ti më ke kërcënuar Ben Blushi i përgjigjet duke i kërkuar të tregojë ku dhe një provë të vetme. Reagimi i Blushit ka qenë një akuzë ironike “Mimi ik shit ndonjë avion mos u mer këte punë ti”. Debati ka vazhduar më tej, gjatë momentit kur kryeministri Edi Rama i kërkonte Blushit të tregonte emrat e të inkriminuarve në PS, deputeti socialist i është përgjigjur duke treguar një ngjarje në prag të zgjedhjeve të vitit 2013.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mimi më ka kapur në shkallët duke qarë dhe më thoshte më ndihmo se po më venë në listë një njëri me precedentë penalë, një bandit. Këto mi ka thënë Mimi Kodheli kur po bëheshin listat, se unë nuk i njihja fare kush ishin”, ka theksuar Blushi në mbledhjen e grupit.   Ministrja e Mbrojtjes ka heshtur duke mos reaguar aspak për ngjarjen e treguar nga Ben Blushi.

ME TE LEXUARAT