Tiranë, parandalohet vrasja e biznesmenit për borxhin

Aktualitet

fehmi-mziuPolicia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale ndaj nje biznesmeni ne Tirane.

Burimet zyrtare bene me dije se Patrullat e Përgjithshme të Policisë të Komisariatit Nr. 1 kanë parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale duke neutralizuar njërin prej autoreve dhe sekuestruar armën e krimit (thikë).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policise, në vendin e quajtur Hoxha Tasim 2 shtetas kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin Fehmi Mziu, biznesmen, president i klubit te futbollit "Korabi".

Sipas policise ka qene vlerësimi i situatës dhe ndërhyrja e menjëhershme e policisë, ka bërë të mundur shoqërimin e shtetasit E.Geca dhe shpallur në kërkim autorin tjetër S.M.

"Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive borxhi në vlera të larta monetare. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. I arrestuari eshte shtetasi Edmond Gecaj 27 vjeç", tha policia.

Sipas burimeve zyrtare efektivat blu jane vene ne kerkim te personit tjeter qe ka tentuar te vrase biznesmenin per shkak te nje borxhi te konsiderueshem./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT