Arrestohen dy persona në Berat, u kapen me 6 kg drogë në makinë

Aktualitet

beratDy persona  u arrestuan në Berat pasi akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh. Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë “Spring 2016” duke arrestuar 34-vjeçarin Eldison Dyli dhe 16-vjeçarin me iniciale M.D.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në aksin rrugor Fier-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e Sqeurit”, u kapën me automjetin tip “Ford Focus” me targa AA 677 CE, duke transportuar me qëllim shitjeje, një sasi prej 6 kg lëndë narkotike marijuanë.

ME TE LEXUARAT