Tiranë, arrestohet i dehuri, vrau me thikë në lokal 39-vjecarin

Aktualitet

Policia e Tiranës njoftoi se ka arritur të arrestojë të dyshuarin si autor të vrasjes se ndodhur në Shkozë, ku një 39-vjeçar humbi jetën pasi u qellua disa here me thike ne lokal.

Efektivat e policise arrestuan 29-vjeçarin Ergest Zhupani, pasi nga hetimet paraprake besohet të ketë qenë ai që ka goditur viktimën A. Lico mbrëmjen e së premtes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Arrestimi i tij u bë sepse më 19 shkurt, në orën 22.00, në rrugën ‘Shemsie Haka’, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prehës në kraharor, shtetasin A. Lico, 39-vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagës së marrë”, thuhet në raportin e policisë.

Ngjarja

polici-durres16Nje person ka mbetur i vrare pas mesnates se premte ne Tirane.

Ngjarja eshte bere me dije nga policia e cilanjoftoi se me datë 20.02.2016, në Shkozë, në një lokal,  pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.Sh,  rreth 28 vjeç, ka plagosur me thikë  shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen si pasoje e plagës së marrë.

Sipas policise, mesohet se autor i dyshuar i ngjarjes  shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është larguar me këmbë duke perfituar dhe nga erresira , ku policia po punon per kapjen dhe arrestimin e tij.

"Në vendin e ngjarjes ka shkuar  grupi hetimor dh po  punon  për zbardhjen e plote te  ngjarjes", behet me dije nga ana e policise.

ME TE LEXUARAT