"Vrasësi" lirohet pas 43 vitesh në qeli

Soft

vrasesiiI denuari Albert Woodfox, 68 vjeç, kaloi 43 vjet në izolim në Shtetet e Bashkuara. Me ne fund, pas një beteje të gjatë, në krye të të cilës u vendos Amnesty International, Woodfox më në fund ka fituar lirinë.

Ai ishte i vetmi që kishte mbetur në burg nga e ashtequajtura "Treshja e Angoles", dhe qe dënuar për vrasjen e gardianit Brent Miller në 1972-shin gjatë një revolte në institucionin displinor me të njëjtin emër të Luizjanes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Woodfox ka këmbëngulur gjithmonë se nuk kishte pasur gisht në vrasjen e Miller-it. Një gjykatë apeli më në fund e përmbysi dënimin e 68-vjeçarit duke i dhënë lirinë e duke e shpëtuar nga çdo procedim tjetër.

ME TE LEXUARAT