“Vetëvendosje” kërkon regjistrimin e banorëve të Fushë-Kosovës

Kosovë&Rajon

fushe kosoveKëshilltarja e LVV-së Trëndelinë Duli, ka kërkuar nga Fushë-Kosova që të bëjë regjistrimin e banorëve të kësaj komune, por edhe të pronave të saj.

Sipas Dulit, kjo do të ndihmonte Komunën që të bënte politika më të mira shoqërore e infrastrukturore në shërbim të qytetarëve të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, zyrtarët komunalë ende nuk kanë marrë qëndrim rreth kësaj kërkese.

Sipas tyre, duhet të konsultohen me kryesuesin e Kuvendit Komunal, e po ashtu të merret një qëndrim edhe nga shefat e grupeve të këshilltarëve për të marrë një vendim përfundimtar.

ME TE LEXUARAT