Simulimi i Robben, Verbeek: Më vjen turp që jam holandez

Sport

robbenTrajneri i Bochumit, Gertjan Verbeek ka akuzuar bashkëkombasin e tij Arjen Roben, për simulimin në takim mes Bochum dhe Bayern Munchen, e vlefshme për cerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Roben në fundin e pjesës së parë fitoi një 11 metërsh dhe futbollisti vendas Jan Simunek u ndëshkua me të kuq. Pavarësisht se Thomas Muller nuk realizoi nga pika e bardhë, trajneri Verbeek deklaroi se ndjehet i turpëruar nga veprimi i bashkëkombasit të tij.

“Për  mua ishtë një stimulim i pastër dhe të gjithë jemi dëshmitar. Unë vetë jam holandez dhe ndihem i turpëruar nga veprimi i tij. Sigurisht që pati kontakt, por nuk e besoj se mund të akordohej faull dhe aq më tepër kartoni i kuq. Me 10 lojtarë është e pamundur të fitosh përballë një skuadre si  Bayerni.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që nga ana tjetër Arjen Roben, nuk ka kërkuar të krijojë polemika në lidhje më penalltinë,por ka folur shkurtimisht duke thënë se ishte lojtari i fundit dhe faulli egzistonte.

ME TE LEXUARAT