Ushtarakët: SHBA duhet të tregohet më e ashpër me Rusinë

Bota

obama-putinIsh-zyrtarë ushtarakë dhe të sigurisë të Shteteve të Bashkuara, kanë tërhequr vërejtjen se Rusia po e teston NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara dhe se aleanca duhet të përgjigjet në mënyrë më të ashpër ndaj aksioneve të Moskës në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Duke dëshmuar mbrëmë para një komiteti të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, James Stavridis, ish-komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Evropë, ka kërkuar sanksione më të fuqishme, më tepër mbrojtje atomike dhe më tepër siguri për aleatët evropianë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Evelyn Farkas, që aktualisht ka dhënë dorëheqje si zyrtare e lartë e Pentagonit për Rusinë, tha se Rusia po sinjalizon rritje të gatishmërisë për përdorim të armatimit atomik taktik në çdo përleshje ushtarake në Evropë.

Ajo i tha Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës Përfaqësuese, se Uashingtoni duhet ta shqyrtoj kthimin e armatimit atomik me rreze të mesme veprimi në Evropë, nëse Rusia vazhdon ta injoroj marrëveshjen kryesore për kontroll të armatimit të vitit 1978, derisa Uashingtoni ka vlerësuar se ka vepruar kështu.

Fiona Hill, ish-oficere e lartë për Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, tha se Kremlini i sheh forcat ushtarake ruse si mjet dhe gatishmëria për përdorimin e këtyre forcave është e rëndësishme për kredibilitetin rus.

ME TE LEXUARAT