Infrastruktura bashkiake, miratohet marrëveshja me kfW për ujësjellës- kanalizimet

Aktualitet

kom.veprimt-4.3.2014-3m-555x350omisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin miratoi të hënën, projektligjin “Për ratifikimin e ndryshimeve në marrëveshjen e huasë, ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe KFW Frankfurt Am Main, për financimin e Programit “Infrastruktura bashkiak I dhe II- furnizimi me ujë dhe kanalizime për qytetet Lezhë, Gjirokastër, Sarandë Fier, dhe Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnjë dhe Sarandë”.

Objektivi i programit “Infrastruktura bashkiake I dhe II” është sigurimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe financiarisht të përballueshëm ujësjellësi dhe kanalizimesh për qytetet Sarandë, Gjirokastër, Fier, Lezhë, Berat, Kuçovë, Lushnjë, Kamëz, me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë dhe situatës shëndetësore në këto

qytete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Realizimi i këtyre projekteve do të kontribuojë dukshëm në përdorimin efiçent të burimeve ujore dhe në mbrojtjen mjedisore, duke sjellë, si rezultat, një përmirësim të kushteve të jetesës, punës dhe shëndetit të popullsisë në këto qytete.Programet e infrastrukturës bashkiake I dhe infrastrukturës bashkiake II u përgjigjen prioriteteve e qëllimeve të vëna për zhvillimin ekonomik të vendit

dhe, gjithashtu, janë në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin e Shqipërisë. Gjithashtu, ato janë në përputhje me Strategjinë Sektoriale për Zhvillimin e Infrastrukturës.

ME TE LEXUARAT