Twitter mbyll llogarite e “ISIS”

Teknologji

twiKrahas Komunitetit Ndërkombëtar, edhe rrjetet sociale janë angazhuar në luftën kundër terrorizmit. Twitter ka pezulluar më shumë se 125 mijë llogari, të cilët lidhen me kërcënime dhe akte të tjera terroriste. Në njoftimin e kësaj kompanie, theksohet se këto profile kishin lidhje të drejtpërdrejta ose jo me grupin ekstremist të ISIS. Sipas njoftimit të Twitter, mbyllja e këtyre llogarive ka nisur që prej mesit të vitit 2015. Rrjeti social “Twitter” ka më shumë se 500 milion përdorues në të gjithë botën. Të gjitha mediat sociale janë përfshirë në luftën kundër terrorizmit. Masat e tyre erdhën pas kërkesës së qeverive në perëndim përfshi dhe Shtetet e Bashkuara, të marrin pasa për të parandaluar aktet e dhunës dhe grupet ekstremiste.

ME TE LEXUARAT