Studenti ikën tinëz pas një nate seksi, vajza e poshtëron në Facebook

Soft

seks-moter-gruaNjë student iku fshehurazi nga dhoma e gjumit e një vajze pas një nate seksi të rastësishëm, por u poshtërua kur ajo bëri një koment në FB mbi performancën e tij.

Studenti i Universitetit të Ulsterit në Irlandën e Veriut, Mark, 23 vjeç, tha se u takua me Sarah në një lokal nate, por e gjeti veten në krevatin e saj mëngjesin e ditës tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u largua fshehurazi nga dhoma, por kishte harruar celularin aty, ku ishin edhe mesazhet fyese, që ai u kishte dërguar miqve.

Atëherë ajo u hakmor, duke bërë një postim në llogarinë e tij në FB, pasi e kishte lënë hapur në celular.

Që prej atëherë, postimi është shpërndarë mijëra herë, duke u bërë viral.

Në mesazh thuhej: “Përshëndetje Mark, kjo është Sarah nga nata e mbrëmshme. Me bast që ke menduar se është gjë e zgjuar të ikësh fshehurazi nga shtëpia ime përpara se të zgjohesha, por ke harruar telefonin në dhomën time”.

“Pashë mesazhet dhe vur re që më ke quajtur ‘kurvë e shëndoshë’, ‘prostitutë’, ‘kuti me m…’. Nëse e do telefonin, duhet të vish te shtëpia ime ta marrësh. Me dashuri nga ‘vajza e madhe’ që të bëri ty të vogël mbrëmë o burri me penis të vogël”.

Mark, që studion për histori, tha se iku tinëz nga shtëpia pasi donte të shmangte ndonjë moment të sikletshëm.

“Por është ironike tani. Ishte e sikletshme që të shkoja sërish tek shtëpia e saj, por çfarë të bëja. I kërkova falje për mesazhet, por nuk u përgjigj. Nuk mendoj se do të më falë, të jem i sinqertë. Thjesht po bëja shaka me miqtë, për shkak se isha i dehur. Nuk i kisha me gjithë mend ato që thashë”.

“Njerëzit mendojnë se është për të qeshur, por nuk më shqetëson kjo gjë. Është siç është”.

Mark tha se kishte pirë shumë dhe atë natë dhe nuk mban mend gjë.

ME TE LEXUARAT