Vlorë, policia kufitare bllokon skafin pa dokumente

Aktualitet

skafiiiPolicia Kufitare Shqiptare bllokon një skaf të ngjashëm me skafin e bllokuar sot nga Policia Italiane ku rane ne pranga dy shtetas shqiptare.

Burimet zyrtare njoftojne se Policia e shtetit, Policia Kufitare dhe Delta Force po zhvillojnë operacione të koordinuara me homologët italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia thote se po shkëmbehet informacion në kohe reale dhe verifikohen mjetet që qarkullojnë në dy brigjet.

Si rezultat i këtij aktiviteti nga GdF dhe policia italiane u identifikua një mjet me dy shtetas shqiptarë në bord që përpiqej të largohej për në thellësi.

Ky mjet nuk është i regjistruar në regjistrin tonë, tha policia. Gjatë operacionit të përbashkët , nga Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo e qarkut në brigjet e Vlorës, nga kontrollet e zhvilluara u identifikua një mjet me dokumenta të parregullta i cili u bllokua.

Policia ben me die se po vijonjë kontrollet nga Policia Kufitare Durrës, Vlorë, Sarandë, e në të gjithë hapësirën detare si dhe në vendbazimet e mjeteve lundruese.

ME TE LEXUARAT