Shënohet 37 vjetori i revolucionit islamik iranian

Bota

proIranianët sot i kanë nisur festimet në shënim të 37 vjetorit të revolucionit islamik. Tubimet e sotme po mbahen në Teheran dhe në qytetet te tjera të vendit, ku demonstruesit po brohorasin dhe po mbajnë parulla kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Louis Farrakhan, udhëheqësi kontravers i lëvizjes islame me bazë në SHBA, thuhet se do ta mbajë një fjalim para masës në Teheran pas një fjalimit që pritet ta mbaj presidenti iranian, Hassan Rohani. Tridhjetë e shtatë vjet më parë, monarkia e Shah Mohammad Reza Pahlavi që e kishte mbështetjen amerikane, u përmbys dhe u zëvendësua nga një qeveri e udhëhequr nga Ayatollah Ruhollah Khomeini, klerik islamik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 11 shkurt 1979, forcat revolucionare dhe trupat rebele morën kontrollin në Iran, duke hapur rrugën për pushtetin e Khomeinit. Festimet në këtë vit pasojnë zbatimin në janar të marrëveshjes bërthamore historike me fuqitë botërore. Sanksionet ndërkombëtare ekonomike kundër Teheranit janë hequr bazuar në marrëveshjen e korrikut të vitit të kaluar, pasi Kombet e Bashkuara konstatuan se Teherani i ka përmbushur të gjitha angazhimet e saj për frenimin e aktiviteteve bërthamore.

ME TE LEXUARAT